-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Defekt në radar bllokon fluturimet në veri të Italisë, mbi 300 udhëtime të prekur

Kryesoret

Një defekt në sistemin e radarit të Qendrës së Kontrollit të Zonës në Milano (ENAV) shkaktoi ndërprerje të mëdha në trafikun ajror në veriperëndim të Italisë. Mbi 300 fluturime u pezulluan ose u devijuan, ndërsa aeroportet kryesore si Malpensa, Linate, Orio al Serio, Torino dhe Xhenova ndaluan përkohësisht nisjet dhe uljet.

Për rreth dy orë, sistemi pësoi ngadalësim në transmetimin e të dhënave, duke detyruar kalimin në sistemin dytësor, i cili sipas rregulloreve evropiane funksionon vetëm me kapacitet të kufizuar (deri në 35%).

Pasi trafiku filloi të rikthehej gradualisht në normalitet rreth orës 22:15, fluturimet u pezulluan sërish për shkak të paqëndrueshmërisë së rrjetit. Ndër avionët e devijuar ishte edhe një fluturim nga Tirana, që në vend të Bergamos, u ul në Bolonjë.

ENAV tha se po punohet për rikthimin e plotë të sistemit, ndërsa autoritetet paralajmëruan se normalizimi i plotë kërkon kohë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit