-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump: Netanyahu është hero, ndalni gjyqin kundër tij

Kryesoret

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, theksoi të shtunën se nuk do të “tolerojë” vazhdimin e gjyqit për korrupsion të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili tashmë ka kërkuar që të anulohet “menjëherë”.

“Shtetet e Bashkuara shpenzojnë miliarda dollarë në vit, shumë më tepër se çdo komb tjetër, për të mbrojtur dhe mbështetur Izraelin”, theksoi presidenti republikan nëpërmjet Truth Social. “Ne nuk do ta tolerojmë këtë”, shtoi ai, duke iu referuar procedurave penale që janë në vazhdim.

Benjamin Netanyahu “po negocion një marrëveshje me Hamasin, e cila do të përfshijë lirimin e pengjeve. Si është e mundur që Kryeministri i Izraelit të zvarritet nëpër sallën e gjyqit gjithë ditën për ASGJË?”, tha gjithashtu Donald Trump.

Të premten, një gjykatë izraelite hodhi poshtë një kërkesë nga mbrojtja e zotit Netanyahu për të shtyrë seancat dëgjimore në gjyqin e tij për korrupsion, mashtrim dhe shkelje të besimit për dy javë.

Një avokat i kryeministrit izraelit ka kërkuar shtyrjen e procedurave që priten javën e ardhshme, duke përmendur “zhvillimet në rajon dhe në botë”, pas luftës kundër Iranit dhe mes luftës së vazhdueshme në Rripin e Gazës.

Më pas ai paraqiti në gjykatë një kërkesë të re për shtyrje, e cila kishte të bënte me anulimin e dy gjyqeve pasuese.

Donald Trump kërkoi të mërkurën që gjyqi të anulohej, të cilin e karakterizoi si – çfarë tjetër – një “gjueti shtrigash”. Diçka që e përsëriti dje, duke e përshkruar atë si të ngjashme me atë që ai vetë “vuajti”. Ai gjithashtu sugjeroi dhënien e një faljeje për “heroin e madh”, një ditë pas armëpushimit që u zbatua midis Izraelit dhe Iranit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit