Një aksident ka ndodhur sot në rrugën “Sazani” në Vlorë, ku një 47-vjeçar ka përplasur një ukrainase 19-vjeçare.
E aksidentuara ka pësuar dëmtime të lehta dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.
Ngjarja ndodhi kur A. H., i cili drejtonte një furgon, ka aksidentuar V. P.
Grupet hetimore janë duke punuar për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit, ndërkohë që drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale