-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fundjavë tragjike për Ferizajn/ Dy të rinj humbën jetën

Kryesoret

Fundjava që lamë pas ka qenë e rëndë për qytetin e Ferizajt, i cili është goditur nga dy ngjarje të rënda që rezultuan me humbjen e jetës së dy të rinjve.

Të shtunën, një 23-vjeçar nga Ferizaj, me inicialet G. S., ka ndërruar jetë në Lezhë të Shqipërisë, ku ndodhej për pushime me familjen.

Sipas Policisë së Lezhës, ai kishte mbërritur pa shenja jete në Spitalin Rajonal rreth orës 09:00 të mëngjesit.

Familjarët deklaruan se i ndjeri kishte pasur probleme shëndetësore që nga fëmijëria, ndërsa dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Ndërkohë, në orët e para të së dielës, një aksident i rëndë ka ndodhur në Ferizaj, ku ka humbur jetën 28-vjeçari R. K.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Viktima ishte R.K., i moshës 28-vjeçare./ Ekspres

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit