Ditën e sotme me anë të një ceremonie u inagurua selia e re e Ambasadës së Shqipërisë në Vatikan. Në ceremoni mori pjesë ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Ministri theksoi se kjo ambasadë e re simbolizon forcimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, marrëdhënie që mbështeten në vlera të përbashkëta si dialogu ndërfetar, dinjiteti njerëzor dhe paqja globale.
“Kjo shtëpi e re e diplomacisë do të jetë në shërbim të përpjekjeve për të ndërtuar ura për një botë më të paqtë dhe më solidare,” u shpreh Hasani.









