Ish-Presidenti Ilir Meta ka publikuar në faqen e tij në Facebook një autointervistë duke dhënë versionin e tij për akuzat e SPAK-ut por edhe të politikës për dosjen e tij.
“Menjëherë sapo unë fola me Z. Tedi Blushi, që ai të theksonte 7 qëndrimet e mia kryesore që rrëzonin kërkesën e SPAK-ut, në një konferencë shtypi, e cila atë mbasdite u censurua totalisht nga televizionet, iku edhe sinjali i komunikimit telefonik në burgun 313, për të vazhduar edhe gjithë ditën tjetër (blackout i vërtetë).
Besoj se arsyeja kryesore kishte të bënte me postimin tim, se në orën 11:00 të së nesërmes, do bëja një konferencë shtypi me gazetarët që kishin dëshirë të bënin pyetje përmes telefonit të Z. Blushi, që është i regjistruar zyrtarisht dhe nga telefoni i paraburgimit që normal përgjohet 24 orë.
Të nesërmen u ndjeva fajtor, se mesa duket, për të shmangur këtë komunikim të hapur e transparent “defekti” i la pa folur me të afërmit e tyre edhe gjithë të paraburgosurit.
Ndaj po u jap përgjigje disa prej pyetjeve më “provokuese”” shkruan ai.