Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka vendosur pezullimin nga detyra, si masë sigurie, për Kryetarin e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri.
Gjithashtu ndaj tij është dhënë edhe masa tjetër e sigurisë, “detyrim për paraqitje”, Objekti i këtij procedimi penal ka qenë procedura e prokurorimit, me nr. REF-65268-07-13-2020, “Loti V: “Mirëmbajtje rutinë me përformancë rruga Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal – Q. Bene – Hadroj, Shpal – Ura e Repsit”, me fond limit 219.866.693 lekë pa tvsh, zhvilluar më datë 18.9.2020, me autoritet kontraktor Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH).
Të pandehur nga SPAK janë marrë edhe 7 zyrtarë te tjerë si dhe 3 përfaqësues të kompanive të ndërtimit.
Zyrtarët e pandehur
Vilma Zhupaj
Lindita Skeja
Merita Zeqaj
Enkelejda Bega
Vladimir Hodaj
Marjana Hasani
Gerald Adhiaj
Përfaqësuesit e kompanive
Mehdi Lala
Ndoc Kulla
Ardian Kaza
SPAK e mori të pandehur, pezullohet nga detyra shefi i tenderave Jonaid Myzyri








