Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku me anë të një postimi në rrjete sociale shprehet se turizmi në Shqipëri po rritet me shumë turistë të huaj që vijnë për të parë bukuritë e vendit.
Tabaku shprehet se bizneset e vogla shqiptare po pakësohen ndjeshëm dhe po mbyllen shumë dyer. Ajo nënvizoi se shtylla e ekonomisë shqiptare është sipërmarrja e vogël.
“E vërteta është kjo: Shqipëria është në krizë.
Sa herë mbyllet një biznes i vogël, një familje futet në vështirësi.
Sa herë mbyllet një punishte, humb një lagje, zbehet një komunitet.
Shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare është sipërmarrja e vogël.
Dhe për qeverinë socialiste, kjo shtyllë është armiku numër një.
Sepse shtresa e mesme nuk është klienteliste. Nuk shitet. Nuk hesht.
Kundër monopoleve. Kundër shtetit të kapur. Kundër një ekonomie që punon vetëm për pakicën.”, shprehet Tabaku.








