Moti i keq ka përfshirë qytetin Bardonecchia në Torino. Përmbytje të mëdha janë shkaktuar pasi lumi Frejus ka dalë nga shtrati për shkak të reshjeve të dendura.
Kryetarja e Bashkisë, Chiara Rossetti i ka bërë thirrje qytetarëve të mos afrohen pranë urave dhe të shmangin çdo lëvizje të panevojshme.
“Mos dilni nga shtëpia, mos përdorni makinën dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale,” tha ajo.
Gjithashtu përmbytje ka ndodhur edhe në autostradën A32 Torino-Bardonecchia, ku është mbyllur dalja për në zonën turistike në të dy drejtimet.









