Ngjarje e rëndë në Itali. Një makinë që lëvizte me shpejtësi të lartë ka goditur një grup këmbësorësh në Modena brenda zonës së trafikut të kufizuar të qendrës historike.
Tetë persona u plagosën, katër rëndë. Incidenti ndodhi në Via Emilia, kur makina që vinte nga Largo Garibaldi u përplas në një vitrinë dyqani.
Shoferi, i cili u arrestua, është Salim El Koudri 31 vjeç, ka një diplomë në Ekonomi. Ai veproi “nga pakënaqësia sepse ndihej i ngacmuar” shkruan TGcom. Hipoteza e terrorizmit është përjashtuar.
Pas përplasjes, ai iku në këmbë: ndërsa ikte, ai nxori një thikë, duke goditur një kalimtar që po përpiqej ta ndalonte. I riu u ndalua nga disa qytetarë. Ai tani është nën arrest dhe akuzohet për masakër dhe sulm me armë.









