Një 38-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi ndezi zjarr në në mënyrë të përsëritur në një grumbull mbetjesh urbane në vendin e quajtur “Pika e grumbullit të inerteve, Jalli, Nartë”.
Eduart Islamaj ka ndezur zjarr me datë 30.06.2025, rreth orës 20:50 dhe sërish në datë 01.07.2025, rreth orës 12:00.
Me ndezjen e zjarrit ai shkaktonte ndotje të ajrit dhe të mjedisit, si dhe rrezikonte përhapjen e flakëve në qendrën e banuar përreth dhe pyllin e Sodës, një zonë kjo e mbrojtur.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Ndotja e ajrit”, parashikuar nga neni 201 i Kodit Penal.