Deputetët e Kosovës nuk arritën as këtë të martë të zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit, duke dështuar për të 40-ën herë që nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Partitë kryesore refuzojnë të propozojnë anëtarët për komisionin e votimit, duke bllokuar konstituimin dhe formimin e qeverisë së re.
Afati i Gjykatës Kushtetuese për konstituim skadon më 26 korrik.








