-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron dhe Putini bisedë pas tre vitesh: Thirrje për armëpushim në Ukrainë

Kryesoret

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin zhvilloi një telefonatë me homologun Frances, Emmanuel Macron për konfliktin Iran-Izrael dhe për Ukrainën, njoftoi Kremlini të martën. Kjo ishte biseda e parë mes dy liderëve që nga shtatori i vitit 2022.

Biseda ka zgjatur dy orë dhe Macron ka bërë thirrje për një armëpushim në Ukrainë dhe për fillimin e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës.

Sipas zyrës së Kremlinit për shtyp, Putini tha se ishte e nevojshme të respektohej e drejta e Iranit për zhvillimin paqësor të energjisë bërthamore, si dhe përmbushja e vazhdueshme e detyrimeve të tij sipas traktatit për mospërhapjen e armëve bërthamore.

Ndërsa zyra e presidentit francez tha se Macron gjithashtu theksoi nevojën që Irani të bashkëpunojë plotësisht me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA).

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit