Presidenti i Partisë së Liris, Ilir Meta në rrjetin e tij social ka reaguar në lidhje me dosjen e tij. Meta shprehet se kartat bankare për të cilat flet SPAK nuk kanë lidhje me të.
Ai thotë se nuk ka ekzistura kurrë një kartë bankare e ish-çiftit Meta-Kryemadhi. Meta shprehet se po provohet se procesi ndaj tij është vetëm një aferë mafioze e pastër dhe e telekomanduar nga Narkoqeveria.
Postimi i plotë:
Një risqarim i detyruar për mashtrimet e mediave të inceneratorëve, që citojnë burime të dizinformacionit me regji të SPAK-ut të Narkoqeverisë.
Kartat bankare për të cilat flet dhe mashtron hapur SPAK-u nuk kanë as edhe lidhjen më të vogël me Ilir Metën.
Nuk ka ekzistuar kurrë dhe nuk egziston asnjë kartë bankare e ish-çiftit Meta-Kryemadhi.
SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet dhe realitetin asgjësues, pasi as nuk ka egzistuar dhe as ka për t’u zbuluar kurrë ndonjë kartë e Ilir Metës.
SPAK-u tashmë i zhveshur përpara opinionit publik nga mungesa totale e fakteve dhe provave është zhytur në mashtrime, fantazira dhe manipulime mediatike, që në fakt vetëm sa po e diskreditojnë për turp dhe po e provojnë boterisht se i gjithë procesi ndaj Ilir Metës është vetëm një aferë mafioze e pastër dhe e telekomanduar nga Narkoqeveria.
Unë as nuk kam qenë dhe as nuk kam dëshiruar të shkoj në Beverly Hills dhe Las Vegas, sepse e kam bërë njëherë e përgjithmonë zgjedhjen time që të shkoj me kënaqësi pafund në Prevallë, Çerem e Dobërdol, në majën e Korabit dhe të Jezercës e kudo në mrekullitë natyrore të Shqipërisë tonë kaq të bukur e mahnitëse.