Kryeministri polak Donald Tusk njoftoi se nga 7 korriku Polonia do të vendosë kontrolle të përkohshme në kufijtë me Gjermaninë dhe Lituaninë.
Kjo masë synon të reduktojë fluksin e migrantëve që kalojnë pa u kontrolluar.
Vendimi vjen pas forcimit të kontrolleve nga Gjermania, e cila ka ndaluar hyrjen e migrantëve të parregullt, përfshirë edhe ata që kërkojnë azil.
Kjo politikë gjermane ka shkaktuar kritika nga Polonia dhe pritet të vazhdojë edhe pas një vendimi gjykate që ndalon refuzimin e azilkërkuesve në kufi.