-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Liderët rajonalë në Shkup, diskutime për të ardhmen evropiane

Kryesoret

Sot u zhvillua dita e dytë e takimit BE, Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes në Shkup. Pas përfundimit të takimit, liderët bënë foton familjare, ku Kryeministri Edi Rama u pozicionua pranë kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

 Kos vlerësoi përparimin e Shqipërisë në negociata, duke njoftuar se në vjeshtë pritet të hapet grupkapitulli i fundit me Shqipërinë.“Shqipëria ka hapur tre grupkapituj gjatë gjashtë muajve të fundit dhe nëse vazhdojmë kështu, mund të hapim të gjithë grupkapitujt brenda këtij viti,” tha Kos.

“Kjo forca jonë qëndron në unitetin dhe stabilitetin përmes forcimit të marrëdhënieve me fqinjët dhe Bashkimin Evropian, hapjes së tregjeve të reja, krijimit të vendeve të punës dhe rritjes së investimeve,” tha kryeministri Hristijan Mickoski në samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Ai shtoi se “rajoni është pjesë vitale e të ardhmes së BE-së dhe ndonëse shpesh nën hije, Ballkani Perëndimor është një rajon ambicioz që dëshiron të përparojë.”

“Sot jemi këtu për një tjetër ndalesë të rrugës sonë të përbashkët, që lidhet me zbatimin e Planit të Ri të Rritjes, i cili po ecën si duhet dhe po na afron gjithnjë e më shumë me Bashkimin Europian. Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shumëshekullore. Më vjen mirë që ka një atmosferë të përgjithshme pozitive në këtë drejtim. Jemi shumë afër, dhe besoj fuqimisht se do t’i përmbushim të gjitha detyrimet dhe afatet që kemi marrë me Komisionin Europian, duke realizuar plotësisht këtë plan të përbashkët,” shprehet Rama.

Samiti në Shkup/ Mickoski: Ballkani Perëndimor është lënë në hije

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit