-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shuhen 24 vatra zjarri, por rreziku mbetet i lartë në disa zona

Kryesoret

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri në bashkitë Vlorë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Rrogozhinë, Durrës, Fier, Kuçovë, Lezhë, Kurbin dhe Has. Të gjitha zjarret janë shuar me sukses.

Në total janë djegur rreth 9 hektarë bimësi dhe 200 rrënjë ullinj në Frakull, Fier. Dy vatra zjarri u shfaqën në banesa në Malësi e Madhe dhe Velipojë, me dëme materiale.

Për shuarjen e zjarreve u angazhuan 32 automjete zjarrfikëse dhe 223 forca operacionale. Parashikimet e motit parashikojnë nivel rreziku “i lartë” për zjarret në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Berat dhe Fier.

Autoritetet ftojnë qytetarët të tregojnë kujdes maksimal dhe të njoftojnë menjëherë çdo rast zjarri për të shmangur dëme më të mëdha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit