-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, Himçi: Janë të qëllimshme, duhet të hetohen nga SPAK

Kryesoret

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike për Qarkun e Elbasanit, Blendi Himçi, ka ngritur alarmin për zjarrin e radhës që ka përfshirë fushën e mbetjeve në qytet, duke e cilësuar një fenomen të përsëritur dhe të organizuar.

Në një prononcim për SYRI TV, Himçi tha se zjarret ndodhin dy herë në vit, një herë në dimër dhe një herë në verë, çka sipas tij tregon për një model të përsëritur dhe të qëllimshëm. “Kjo histori është bërë në mënyrë sistematike dhe padyshim që jemi para zjarrvënies së qëllimshme,” deklaroi ai.

Deputeti theksoi se për zjarrvënien e fundit, prokuroria e juridiksionit të përgjithshëm në Elbasan ka hapur çështje për zjarrvënie të qëllimshme dhe krime mjedisore, por sipas tij, rasti duhet të kalojë në kompetencë të SPAK. “Unë besoj se nuk jemi më para një çështjeje të zakonshme, por përballë një grupi të strukturuar kriminal që operon përmes kompanisë fantazmë EcoELB,” u shpreh ai.

Sipas Himçit, EcoELB është një kompani me kapital 100% shtetëror, ku Bashkia Elbasan zotëron 51% të aksioneve dhe pjesa tjetër administrohet nga gjashtë bashki të tjera të qarkut. Ai akuzon se përmes kësaj kompanie kryhet veprimtari kriminale me qëllim reduktimin e sasisë së mbetjeve përmes djegies së tyre.

“Djegiet sistematike bëjnë uljen e kapacitetit të sasisë së mbetjeve urbane. Por realisht nuk jemi para incenerimit, sepse inceneratori ka punuar vetëm një muaj dhe më pas ka pushuar,” tha Himçi, duke nënvizuar se gjithçka po maskohet si proces landfillimi, ndërkohë që bëhet fjalë për krim mjedisor të organizuar.

Himçi:

Kjo histori është 2 herë, njëherë ndodh në dimër dhe njëherë ndodh në verë.

Dhe kjo është bërë në mënyrë sistematike dhe padyshim që jemi para zjarrvënies së qëllimshme.
Sigurisht edhe për zjarrvënien e fundit, prokuroria e juridiksionit të përgjithshëm të rrethit gjyqësor Elbasan e ka hetuar çështjen dhe ka regjistruar një çështje për zjarrvënie të qëllimshme dhe krime mjedisore dhe është ende në hetim, dhe sigurisht mund të marrë shumë shpejt edhe të pandehur. Unë besoj se kjo nuk është më çështje e prokurorisë së juridiksionit të përgjithshëm të rrethit gjyqësor Elbasan por është një çështje e SPAK pasi në këndvështrimin tim jemi para një grupi të strukturuar kriminal.

Kjo duhet t’i kalojë për kompetencë SPAK, jemi para një grupi të strukturuar i cili kryen veprimtari kriminale nëpërmjet një kompanie fantazëm e cila është EcoELB, e cila është me kapital shtetëror 100%, ku Bashkia Elbasan disponon 51% të aksioneve dhe 49% i administrojnë 6 bashkitë e tjera të qarkut Elbasan.

Padyshim djegiet në mënyrë sistematike bëjnë uljen e kapacitetit të sasisë së mbetjeve urbane, por këtu pretendohet se është vetëm në fushën e landfillimit dhe jo të incenerimit.
Realisht nuk jemi para incenerimit, inceneratori ka punuar vetëm një muaj dhe ka pushuar./Syri.net

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit