-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Angela Merkel rrëfehet: Trump një person që kërkon vëmendje

Kryesoret

Ish kancelarja gjermane, Angela Merkel në një intervistë në të gjatë për drejtorin e “Kathimerini”, Alexis Papachelas ka folur pa doreza me rastin e botimit në gjuhën greke të librit të saj, “Liria”.

Angela Merkel ka thënë se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është një person që kërkon vëmendje dhe dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes.

Ajo kujtoi se si i ai nuk i shtrëngoi dorën në një takim në Zyrën Ovale në mars të vitit 2017, por e bëri këtë jashtë dhomës.

“I thashë, ‘Donald, dua të të shtrëngoj dorën’, dhe ai nuk e bëri. Ai donte të tërhiqte vëmendjen tek vetja. Kjo është ajo që ai dëshiron, të shpërqendrojë vëmendjen dhe të gjithë ta shikojnë atë”, tha Merkel. “Dhe kjo mund të shihet në atë që ai po bën me tarifat. Në fund të fundit, ai duhet të japë rezultate të mira për popullin amerikan. Ai duhet të provojë aftësitë e tij, të paktën në vendin e tij.”

Ajo tha se Trump do të preket nëse tarifat e tij bëjnë që qytetarët në Amerikë të paguajnë më shumë për mallra.

Ajo tha se Bashkimi Evropian duhet të qëndrojë i bashkuar dhe të mos frikësohet kur Trump vendos më shumë tarifa ndaj bllokut, por duhet të hakmerret me tarifat e veta.

“Nuk po them se duhet t’i ndërpresim marrëdhëniet me SHBA-në, por duhet të hyjmë në negociata.”

Merkel po flet në Qendrën Kulturore të Fondacionit Stavros Niarchos në Athinë, ku po intervistohet nga redaktori ekzekutiv i Kathimerini, Alexis Papachelas.

Vizita e ish-kancelarit gjerman në Athinë për të promovuar botimin e përkthimit në greqisht të kujtimeve të saj, “Liria”, vjen vetëm disa ditë përpara dhjetëvjetorit të referendumit të shpëtimit të vitit 2015, më 5 korrik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit