-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekstradohet nga Franca ish-truproja i Saimir Tahirit, Paul Deda

Kryesoret

Paul Deda, ish-truproja i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, është ekstraduar nga Franca drejt Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për trafikim të mbi 1 ton kanabis drejt Italisë dhe pastrim parash.

50-vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit “The Wanted” dhe ndaj tij Gjykata e Posaçme kishte caktuar masën “arrest në burg”.

Sipas hetimeve, Deda ka bashkëpunuar me shtetas shqiptarë dhe italianë për të trafikuar mbi 1,016 kilogramë kanabis të kultivuar në Shqipëri përmes rrugës detare. Lënda narkotike u sekuestrua në Bari nga autoritetet italiane, ndërsa dy persona të tjerë u arrestuan në vend.

Aktualisht ai ndodhet në Shqipëri dhe pritet të përballet me drejtësinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit