Elbasani është përfshirë nga disa zjarre të mëdha, ku më i rëndi është në landfillin e mbetjeve, i cili vijon të digjet edhe pas mbi 10 orësh, duke ndotur ajrin me tym toksik.
Zjarre janë regjistruar edhe në Balëz, Mëngël dhe Samurr, ku janë djegur qindra ullinj. Në ndërhyrje janë angazhuar zjarrfikës, ushtria dhe mjete ajrore.
Paralelisht, Prokuroria po heton për shkelje në menaxhimin e mbetjeve, ku janë marrë në pyetje zyrtarë nga disa bashki dhe kompania që drejton landfillin.
Situata ka ngritur alarm për mjedisin dhe shëndetin publik në qytet.