Një helikopter ushtarak me tetë persona në bord është rrëzuar në Aeroportin Ndërkombëtar Aden Adde në Mogadishu, kryeqytetin e Somalisë.
Ngjarja u pasua nga një shpërthim dhe tym i dendur, ndërsa shërbimet e emergjencës arritën ta vënë zjarrin nën kontroll.
Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil Somalez, helikopteri u rrëzua në sektorin ushtarak të aeroportit, pasi kishte fluturuar nga baza ajrore Balidogle.
Ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit dhe nuk ka informacion të saktë për viktima apo të plagosur.
Trupat ugandase janë pjesë e forcës së Bashkimit Afrikan që ndihmon qeverinë somaleze në luftën kundër militantëve të al-Shabab.