Vala e të nxehtit në Europë ka sjellë vdekjen e të paktën 7 personave në dy ditët e fundit. Në Itali për shkak të temperaturave të larta kanë humbur jetën tre persona. Ndërsa në Francë dy persona humbën jetën pas sëmundjeve të lidhura me nxehtësinë e këtyre ditëve. Gjithashtu mbi 300 persona në Francë u ndihmuan pas thirrjeve emergjente.
Ndërsa në Spanjë nga temperaturat e larta u aktivizuan zjarret dhe si pasojë humbën jetën dy persona të moshës 32 dhe 45 vjeç në rajonin e Katalonjës.
Rreth 20 mijë banorëve iu kërkuan të qëndronin brenda në shtëpi për disa orë, derisa zjarri i përhapur të vihej nën kontroll. Autoritetet thanë se zjarri dogji 6,500 hektarë tokë bujqësore.
Qershori që kaloi ishte muaji më i nxehtë në histori, duke kapur temperatura maksimale deri në 46 gradë Celsius në Spanjë dhe në Portugali.