-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kartë mbi 200 mijë Euro për shpenzime? Vjen reagimi i Metës nga burgu

Kryesoret

Kreu i PL-së, Ilir Meta ka hedhur një sërë akuzash ndaj SPAK, lidhur me hetimet që ky institucion po kryen ndaj ish-presidentit dhe Monika Kryemadhit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta nga qelia e cilëson SPAK, një organizatë kriminale, teksa thotë se vazhdon të shpërndajë dizinformacione në televizionet dhe mediat e blera me paratë e pista të inceneratorëve, përfshirë dhe televizionin publik shqiptar.

Përmes këtij dokumenti, ish-presidenti i vendit tregon se karta e biznesmenit shqiptaro-amerikan, Adrian Shatku, është përdorur nga ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.

Ilir Meta nxjerr DOKUMENTIN: SPAK dezinformon, karta bankare u përdor nga

Dokumenti i postuar nga Meta

Organizata kriminale SPAK vazhdon të shpërndajë dizinformacione në televizionet dhe mediat e blera me paratë e pista të inceneratorëve, për fat të keq edhe në Televizionin Publik Shqiptar (RTSH), sikur gjoja autoritetet amerikane kanë përmendur emrin tim për një kartë bankare të padeklaruar.

Në respekt të së vërtetës dhe të ligjit, por edhe të mos lejimit të mëtejshëm të diskreditimit me qëllim të autoriteteve amerikane nga ana e SPAK, vetëm në funksion të axhendës së Narkoregjimit për asgjësimin e opozitës së vërtetë politike, po publikoj sot të plotë përgjigjen e autoriteteve amerikane në lidhje me çështjen dhe përdorimin e kartave bankare.

Ilir Meta nxjerr DOKUMENTIN: SPAK dezinformon, karta bankare u përdor nga

Dokumenti i postuar nga Meta

SPAK është kaq i zbuluar në të gjithë aktivitetin e tij kriminal që nuk ka lidhje me hetimin, por vetëm me urdhrin politik të Edi Ramës nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste, sa është i obsesuar të më mbajë mua të lidhur në çift me Monikën (SPAK njësoj si Pilo Peristeri që përpiqej të mbante çiftet me dhunë) duke shkruar qëllimisht edhe në akuzën zyrtare të 26 Majit statusin tim si i martuar, kur kjo marrëdhënie nuk ekziston prej kohësh në gjendjen civile të Republikës së Shqipërisë dhe ata e dinë shumë mirë“, shkruan Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit