Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Picar, ku Gj. I., 23 vjeç, është plagosur me mjet prerës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, kur pas një konflikti për motive të dobëta, 42-vjeçari V. H. nga fshati Lubonjë dyshohet se ka goditur të riun me një thikë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta.
Pas plagosjes, i dëmtuari është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për kapjen e autorit, i cili është shpallur në kërkim.









