-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Do të bëjmë çmos për konstituimin e Kuvendit

Kryesoret

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh sot se do të bëjë çmos për konstituimin e Kuvendit të Kosovës në frymën e bashkëpunimit, për të vazhduar më pas me formimin e Qeverisë së re.

Kurti i bëri komentet pas një takimi të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, për të diskutuar mundësitë për dalje nga kriza institucionale.

Ai nuk tregoi nëse ka dalë me ndonjë propozim të ri, apo ndonjë detaj tjetër nga biseda me Osmanin.

“Diskutuam gjerë e gjatë, i përmendëm të gjitha elementet përbërëse… Zonja presidente do të ketë takime edhe me përfaqësues të partive të tjera politike. Mbase në fund do të mund të shohim nëse kemi bërë përparim”, tha Kurti, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Besoj se duhet t’u japim shans edhe takimeve të tjera, e më pas të shohim se cili është progresi”, shtoi ai para gazetarëve.

Pas Kurtit, Osmani priti kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili tha se e konfirmoi “gatishmërinë” e partisë së tij për të luajtur rolin e saj në gjetjen e një zgjidhje për krizën politike, “sidomos tani pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit