-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Maqedonia e Veriut kërkon hapjen e një konsullate në Korçë

Kryesoret

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski gjatë një vizite në Pustec tha se po kërkojnë që të hapet një konsullatë në qytetin e Korçës.

“Këtu në Pustec kemi komunitetin tonë maqedonas. Kam ardhur me ministrin e Brendshëm dhe pas pak do të na bashkohet edhe ministri i Kulturës. Komuniteti ka kontribuar në shoqërinë shqiptare, ndërsa ne si qeveri duhet të bëjmë më shumë për minoritetin maqedonas në Pustec. Duhet të financojmë projekte sociale dhe kulturore në këtë zonë. Nevojitet një nivel më i lartë konsullor – jo vetëm për pajisjen me pasaporta, por edhe për aspekte të tjera. Javën tjetër do të takohem me kolegun tim Igli Hasani në Ohër. Kemi një marrëdhënie fantastike me të. Gjithashtu, do t’i kërkoj ministrit shqiptar hapjen e një konsullate maqedonase në Korçë”, tha Mucunski.

Më pas ai hodhi poshtë të gjitha pretendimet se Serbia po kërcënon sovranitetin e vendit të tij.

“Dua të theksoj se politika jonë e jashtme bazohet në tri pika kryesore:

E para janë SHBA-të, takova sekretarin Rubio, kemi një marrëdhënie fantastike.

E dyta është anëtarësimi në Bashkimin Europian.

E treta është anëtarësimi në NATO”, tha Mucunski.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit