-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qëndroi i mbyllur në makinë për katër orë, ndërron jetë fëmija 2-vjeçar në Spanjë

Kryesoret

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Valls të Katalonjës në Spanjë. Një fëmijë rreth dy vjeç e gjysëm ka humbur jetën pasi ka qëndruar i mbyllur për rreth katër orë në makinë. Ai ka ndërruar jetë për shkak të temperaturave përvëluese.

Sipas raportimeve të agjencisë Efe, autoritetet po hetojnë mundësinë që fëmija të jetë harruar aksidentalisht nga babai i tij, i cili kishte shkuar në punë, duke e lënë makinën pranë kompanisë ku punonte.

Një kalimtar e ka vënë re fëmijën në makinë dhe ka informua babain, i cili vrapoi për të shpëtuar zë birin duke e nxjerrë nga makina dhe ka tentuar që ta çonte në një zonë të freskët.

Shërbimet e urgjencës konstatuan se është shumë vonë për të ndërhyrë pasi fëmija kishte humbur jetën. Babai i fëmijës ka përjetuar një gjendje të re shoku pas lajmit të trishtë.

Policia katalanase ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa autopsia do të përcaktojë zyrtarisht shkakun e vdekjes, me hipotezën kryesore të lidhur me goditjen fatale nga nxehtësia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit