-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Selatin Retkoceri: Çmenduria e Kurtit mbi lumin Ibër

Kryesoret

Vendosja e gurëthemelit për dy ura të reja mbi lumin Ibër, aty afër ku e kemi urën të cilën Albin Kurti nuk e hapi dot, për mua ky vendim i kësaj qeverie është një qmenduri e radhës dhe me shumë gjasë këto ura nuk do të ndërtohen asnjëherë, si shumica e gurthemeleve që janë vendosë nga kjo qeveri, por të njejtat asnjëherë nuk kanë arritur të inagurohen apo të prehen shiritat e lëshimit në punë.

Deputeti Kurti, në kohën kur në Serbi ka protesta të dhunshme, të cilat munden me eskalu deri në luftë civile, atëherë askush nuk mund ta kuptoj këte veprim të qeverisë ilegale e cila ndihmon me ose pa vetëdije Vuqiçin, për ta zhvendosë vëmendjen në veriun e Mitrovicës, ku rrjedhimisht mund të vie deri te shtendosja apo shtensionimi sado i vogël i situatës në Serbi, ku protestat po rriten, po ashpërsohen, po bëhen të dhunëshme, po përkrahen nga masat e gjëra e nga akademikët, prandaj nga ky masovitet pritet eskalim, dhunë, burgosje e deri në luftë civile, prandaj Kurti nuk ka pas nevojë me hap çështjen e urave në këte kohë të vlimeve në Serbi.

Veprimet e tilla si kjo me urat, shumë lehtë mund të jenë të koordinuara mes dy liderëve të dy shteteve në armiqësi të përherëshme: presidentit të Serbisë Aleksandër Vuqiç dhe në anën tjetër të Republikës së Kosovës z.Kurti i cili vendos gurthemele të urave të cilat i kemi me bollëk mbi lumin Ibër, por problemin e kemi se ato ura e sidomos ura kryesore është e bllokuar për mjete komunikacioni, diçka që shumë lehtë mund të ndodh edhe me dy urat që u filluan dje, por un dyshoj se ato ura do të kryhen ndonjëherë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit