-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Serbët nuk e duan Vuçiçin”, kriset miqësia mes Rusisë dhe Serbisë

Kryesoret

Miqësia mes Serbisë dhe Rusisë është krisur. “Babai filozofik” i Vladimir Putin, Aleksandar Dugin, ideolog i njohur i Kremlinit, dhe njeri i afërt me presidentin Vladimir Putin, deklaroi se populli në Serbi “nuk e do më Vuçiçin”.

“Serbët duan që Vuçiç të mos jetë më. Dhe kjo është e vërtetë. Të gjithë serbët e duan këtë”, tha Dugin për median shtetërore ruse, Sputnik.

Gjithashtu ka reaguar edhe shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov i cili tha se Moska është e interesuar që trazirat në Serbi të zgjidhen “në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet”.

Këto mesazhe vijnë pasi Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë publikoi një deklaratë ku pretendohej se Serbia, përmes kanaleve të ndërmjetme, po eksporton armë për Ukrainën, vend ndaj të cilit Rusia nisi pushtimin në shkurt të vitit 2022.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit