Policia e Sarandës ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili shiste lëndë narkotike në qytet.
29-vjeçari me iniciale D.M., u arrestua në flagrancë. Gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.
Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.