Seanca për pretencën e ish-kryetarit të Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, u shty pasi ai nuk ishte i pranishëm në sallë. Data e re është caktuar për 4 korrik, ora 11:00.
Goro është arrestuar për shpërdorim detyre në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqe toke në Dhërmi, që ishte në pronësi të ish-deputetit Artan Gaçi.
Për këtë çështje, gjykimi vazhdon edhe për ish-kreun e Kadastrës së Vlorës, Bilbil Aliaj, dhe juristin Vezir Gjikoka, të cilët kanë masa sigurie të ndryshme.