Policia e Pogradecit arrestoi në flagrancë Sheqere Hamati, 64 vjeçe, nga fshati Buçimas, për shitje të lëndës narkotike Cannabis Sativa në doza.
Gjatë kontrollit në banesën e saj dhe të djalit të saj, Xhenson Hamati, 30 vjeç, i cili është shpallur në kërkim, u gjetën droga, dy peshore elektronike dhe një shumë lekësh.
Një person tjetër, 21-vjeçari L.T., banues në Pogradec, u procedua në gjendje të lirë pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde narkotike, që dyshohet se ia kishte blerë 64-vjeçares.









