Kancelari gjerman, Friedrich Merz gjatë një konference në Berlin ka përsëritur nevojën për një rritje masive të shpenzimeve të mbrojtjes.
“Ditët kur ne ishim shfrytëzues të politikës amerikane të sigurisë kanë mbaruar. Ne evropianët duhet dhe do të bëjmë shumë më tepër për sigurinë tonë. 3.5 përqind për shpenzime thjesht ushtarake dhe 1.5 përqind tjetër për infrastrukturën e nevojshme. Nuk do ta kishte besuar disa vite më parë se do të thoja ndonjëherë diçka të tillë nga kjo pozicion, por situata ndërkombëtare thjesht e kërkon këtë”, tha Merz.
Ai u shpreh se ka dyshime nëse Gjermani do të ndjekë interesa të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në plan afatgjatë.
“Evropa duhet të përgatitet që të paktën angazhimi i Amerikës ndaj Evropës dhe në Evropë të zvogëlohet”, tha Merz.
Ai shtoi se “Në politikën ekonomike dhe sociale, kjo do të thotë se nuk mjafton të vazhdosh të kërkosh më shumë qeveri, më shumë subvencione këtu ose më shumë përfitime sociale atje.”