Kryeministtri Edi Rama zhvilloi një takim me strukturat e partisë si dhe me kryetarin e bashkisë, Ermal Dredha.
Pas këtij takimi në Vlorë u bënë disa ndryshime, ku Klevis Kaso dhe Erjona Ismaili janë drejtuesit e rinj të Partisë Socialiste në Vlorë.
Klevis Kaso garoi në listën e hapur në zgjedhjet e 11 majit, por nuk arriti të fitonte një mandat. Ndërsa Erjona Ismaili ka marrë mandatin e certifikuar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve deputete e PS, e cila erdhi nga lista e mbyllur për qarkun e Vlorës.
Sipas burimeve këto ndryshime vijnë si pjesë e lëvizjes më të gjerë në strukturat lokale të PS-së, me fokus te përfshirja e figurave të reja dhe forcimi i lidhjes me komunitetin.