Pasditen e sotme një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur në zonën e Shkafanës në Durrës.
30-vjeçari ka marrë një plagë në këmbë dhe është dërguar në spitalin e Durrësit dhe po merr mjekimin e duhur.
Dyshohet se ai është plagosur gjatë një konflikti për motive të dobëta. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit që e ka plagosur.