Në Gjykatën e Posaçme vazhdon sot seanca për dosjen “5D”. Ish-pronari i IGOR Electric, Eduard Meta, deklaroi se kishte shitur për pak lekë kompaninë për të “hiqte qafe” biznesin dhe nisur një biznes të ri, një palestër.
Meta tha se i dha rreth 75% të aksioneve për 75 lekë Petrit Muhametit, pronarit të VAS Konstruksion, dhe se shuma e fitimit të kompanisë atëkohë ishte në miliona lekë. Ai tha se kishte njohje me Nestori, Redi, Marigleni dhe Alfred Qaton, por pa diskutime konkrete për IGOR Electric.
Meta pranoi se kompania kishte borxhe dhe fatura të pashlyera, por theksoi se nuk kishte kredi dhe kishte bilanc pozitiv në fund të vitit.