Zjarri në landfillin pranë Inceneratorit të Elbasanit po vazhdon të digjet prej tri ditësh, duke shkaktuar tym të dendur që ndot ajrin dhe kërcënon banesat përreth.
Flakët kanë përfshirë mbetjet urbane nga shtatë bashki, ndërsa temperatura e lartë dhe era po përkeqësojnë situatën.
Autoritetet kanë përdorur mbi 10,000 metra kub dhe për të izoluar flakët në sipërfaqe, por zjarri mbetet aktiv dhe i rrezikshëm