Pasditen e sotme një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, pranë zonës së Kryebushatit.
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe dyshohet se një person ka ndërruar jetë, si dhe disa të tjerë janë plagosur.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur disa autoambulanca dhe forca të shumta policie, të cilat po punojnë për të bërë të mundur transportimin e të plagosurve drejt spitalit. Gjithashtu po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.