Kreu i qeverisë, Edi Rama, do të zhvillojë sot një takim me kandidatët socialistë të Tiranës.
Takimi vjen një ditë pas takimeve të Ramës me bashkinë Vlorë dhe Tiranë. Nuk dihen ende detajet e diskutimeve që do të mbahen në kampin socialist.
Një ditë më parë, 3 korrik 2025, kryeministri zhvilloi një mbledhje të pazakontë ë bashkinë e Vlorës, ku kryetari Ermal Dredha, është vënë në qendër të kritikave nga kryeministri Edi Rama për keqmenaxhim të qytetit bregdetar.
Në prani të deputetëve socialistë të qarkut, kreu i qeverisë ka shprehur pakënaqesi për mungesën e ujit të pijshëm dhe papastërtine në qytet dhe përkeqësimin e shërbimeve publike.
Rama ka kërkuar që të shkarkohen të gjithë drejtorët e bashkisë, duke i konsideruar ata të paaftë për t’i sherbyer qytetit dhe të shkëputur nga realiteti.