-sidi education-spot_img
37.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Nuk ka më ‘tokë e xanun’/ Rama ultimatum bizneseve: Lironi hapësirat publike

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje bizneseve që të lirojnë hapësirat publike që kanë zënë nëpër qytete. “I bëj thirrje të gjithë atyre që kanë keqkuptuar sensin e pronës së përbashkët dhe të asaj private. Këtu kam parasysh ndërtuesit e pallateve, që pasi kanë ndërtuar pallatet, kanë vazhduar ta trajtojnë pronën përreth si pronë private.

Ajo nuk është private, ajo zonë i përket komunitetit të banorëve në atë pallat. U bëj thirrje atyre që zotërojnë të tilla asete, që nga trarët që vendosin për parkim për t’u marrë lekë banorëve, që t’i heqin vetë trarët dhe pengesat; u bëj thirrje atyre që janë hapur me tenda në lokale që t’i çmontojnë vetë sepse do të përballen me gjoba dhe ndjekje penale për krim mjedisor dhe zaptim e shkatërrim të pronës publike.

Në këto dy javë, të gjithë deputetët e Partisë Socialiste, duhet të kenë inventarët e të gjitha zonave në këto qytete, me të gjitha kleçkat që u kanë nxirë jetën banorëve në këto qytete. Territore të tëra janë kthyer në “tokë e xanun” në mënyrë të padrejtë, prandaj në dy javët e dyta të korrikut do të vijojmë me inspektoratet dhe policitë bashkiake për ta ngritur në hava shtëpinë tonë të përbashkët, si amvisat kur bëjnë pastrimin gjeneral të muajit”, shtoi Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit