-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani jep ‘recetën’ për të daljen nga kriza në Kosovë

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh se votimi i fshehtë në Kuvend lejohet por duhet të ketë konsensus mes të deputetëve për këtë procedurë të votimit.

“Konstatimi i ekipit tim ligjor me të cilin unë pajtohem është që në qoftë se lexohet në tërësi aktgjykimi votimi i fshehtë nuk përjashtohet si mundësi megjithatë për të kërkohet konsensusi i deputetëve.

Kjo nënkupton që duhet të ketë votë, duhet të ketë vendim të seancës para se të shkohet te një mënyrë e tillë”, është shprehur Osmani”, është shprehur Osmani në një deklarim për media pas ceremonisë së betimit të 18 kadetëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ajo deklaroi se nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet brenda afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese do të ketë pasoja.

“Pra do të ketë pasoja juridike. Nuk është se ne mund të presim që gjykata të thotë mirë pas 30 ditësh vazhdoni njësoj takohuni çdo dy ditë dhe mos bëni asgjë. Nuk pres që do të ketë diçka të tillë.

Unë do të planifikoj që në qoftë se nuk ka konstituim të Kuvendit shumë shpejt që t’i drejtohem Gjykatës me kërkesë për sqarim në lidhje me atë se çfarë pas 30 ditësh se duhet të sqarohet se cila është pasoja juridike e moskryerjes së detyrimit kushtetues të konstituimit të Kuvendit pas 30 ditësh, se duhet të ketë pasoja”, është shprehur Osmani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit