Në Turqi gjatë një operacioni policor është arrestuar një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe të kërkuar në Suedi, Ismail Abdo.
35-vjeçari i njohur me nofkën “Luleshtrydhja” (The Strawberry) është lideri i bandës famëkeqe Rumba, e cila është e përfshirë në një valë dhune dhe trafiku droge që ka tronditur qytetet suedeze dhe ka çuar në përplasje të armatosura mes grupeve rivale.
Abdo, me shtetësi të dyfishtë suedeze dhe turke, është nën hetim prej vitesh për trafik të organizuar droge dhe nxitje të krimeve të dhunshme.
Në vitin 2024, Abdo ishte arrestuar një herë në Turqi gjatë një ndalese rutinë në trafik, por ishte lënë i lirë me kusht pavarësisht urdhrit të Interpolit.