Teksasi po përjeton një nga përmbytjet më të rënda të dekadave të fundit, me të paktën 27 viktima dhe më shumë se 20 persona të zhdukur. Një tragjedi e veçantë ndodhi në kampin pushimor “Mystic”, ku humbën jetën dy vajza të mitura, 8 dhe 9 vjeçe, të rrëmbyera nga lumenj të rrëmbyeshëm.
Mes viktimave janë edhe fëmijë të tjerë dhe stafi i kampit, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën intensivisht. Autoritetet paralajmërojnë se situata mbetet kritike, me shumë persona ende të bllokuar.
Presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar ngjarjen si “të tmerrshme” dhe ka ofruar ngushëllime për familjet e viktimave, duke kërkuar përkrahje të plotë nga institucionet federale për Teksasin.