-sidi education-spot_img
29.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump paralajmëron Iranin: Do të paguajë çmimin

Kryesoret

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani do të “paguajë çmimin”, duke e akuzuar Teheranin se po shkel procesin e negociatave dhe se po sillet në mënyrë provokuese ndaj Uashingtonit.

Deklaratat ai i bëri përmes rrjetit social Truth Social, në një moment kur tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë rritur ndjeshëm. “Irani është vetëm fjalë dhe asnjë veprim. Ngacmuesi i Lindjes së Mesme është i VDEKUR!!!”, shkroi Trump, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi paralajmërimin për “çmim”.

Ndërkohë, sipas raportimeve, SHBA-të kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh kundër objektivave iraniane, pas rrëzimit të një helikopteri Apache të ushtrisë amerikane pranë Ngushticës së Hormuzit. Një zyrtar amerikan i cituar nga CNN tha se këto veprime kanë pasur karakter paralajmërues dhe se, pavarësisht zhvillimeve, ekziston ende hapësirë për zgjidhje diplomatike mes palëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit