Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 7 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për trafikim të emigrantëve ilegalë. Në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, policia ndaloi dy makina me drejtues Altin Delija dhe Klajdi Toshkollari. Ata nuk iu bindën urdhrit dhe vijuan të lëviznin me shpejtësi.
Policia u vë në ndjekje të tyre dhe gjatë kontrollit në makinën e Altin Delijat u gjetën 6 emigrantë nga Filipinet, të cilët po i transportonin nga Tirana në drejtim të Sarandës, kundrejt fitimit.
Nga hetimet dyshohet se shtetasi i Klajdi Toshkollari dhe një 17-vjeçari, kontrollonin rrugën për të sinjalizuar prezencën e Policisë. Gjithashtu nga hetimet rezultonin se ishin të përfshirë edhe Henri Ranci i cili u arrestua dhe Klei Çela që është në kërkim.
Në kuadër të operacionit të koduar “Attempt” u arrestuan edhe Ardit Koçi, Daniel Muçollari dhe Emanuel Ferra në vendin e quajtur “Kthesa e Jorgucatit”, gjatë tentativës për të transportuar 12 emigrantë nga Pakistani.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjete, 1900 euro, si dhe 4 celularë. Ndërsa meterialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.