-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Kokainë, armë dhe dokumente të falsifikuara, arrestohet 21-vjeçari, në hetim 40-vjeçari

Kryesoret

Policia e Durrësit ka arrestuar një 21-vjeçar dhe u procedua 40-vjeçari për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonte në fshatin Kullë, rezultoi se Sentiljano Selami po drejtonte mjetin pa leje drejtimi. Ndërsa në çantën e Rr. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një thikë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 25 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 50 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis, 1 armë zjarri pistoletë me numër serie të pjesshëm (i fshirë pjesërisht), 100 fishekë luftarak të kalibrave të ndryshëm, 1 pasaportë biometrike në emër të një shtetasi tjetër dhe 3 telefona celularë.

Ndërsa arma e zjarrit do të dërgohet për ekzaminim në Institutin e Policisë Shkencore, me qëllim verifikimin nëse është përdorur në ngjarje të mëparshme kriminale.

Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e armëve të ftohta” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit