-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ U jepte fajde personave të ndryshëm dhe i kanoste, arrestohet nënkomisari Elbasan

Kryesoret

Në kuadër të operacionit “Last rent” u arrestua punonjësi i policisë N/Komisar Edison Pema, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan.

Ai akuzohet për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Polici i jepte hua (fajde) personave të ndryshëm dhe më pas nëpërmjet kanosjes ose dhunës i shtrëngonte këta të fundit për kthimin e vlerave të konsiderueshme të parave.

Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan 5 automjete të vitprodhimeve të fundit në pronësi të personave të ndryshëm. Ndërkohë po vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit