Para mbërritjes së negociatorëve izraelitë në Katar për bisedime, kryeministri Benjamin Netanyahu i quajti kërkesat e reja të Hamasit si të papranueshme.
Netanyahu tha se ekipi negociator do të udhëtojë të dielën për në Katar. Hamasi ka pranuar armëpsuhim 60-ditor dhe lirimin e pengjeve në këmmbim të lirimit të palestinezëve të burgosur.
Gjithashtu Hamasi kërkon tërheqjen e trupave izraelite dhe garanci për mospërsëritje të konfliktit. Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh se marrëveshja mund të arrihet javën e ardhshme.