-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasja me armë zjarri në Greqi, arrestohen 12 persona, mes tyre dhe shqiptarë

Kryesoret

Drejtoria për Luftimin e Krimit të Organizuar në Policinë Greke ka hetuar një konflikt të armatosur që ndodhi në shtator 2024 jashtë një klubi nate në Pire, midis dy grupeve kriminale.

Policia ka arrestuar 12 individë shqiptarë dhe grekë, anëtarë të organizatave, përfshirë një punonjës policie. Të arrestuarit akzohen për krijim të një organizate kriminale, tentativë vrasjeje me dashje, dëmtim të rrezikshëm trupor, shkelje të detyrës dhe shkelje të ligjeve për drogën dhe armët.

Nga kontrollet fizike dhe të kryera në banesa, u gjetën dhe u sekuestruan 1 pistoletë me një karikator me 10 fishekë, 1 revolver me 6 fishekë, 1 pistoletë me goditje me 1 fishek, 1 armë gjahu, një mori fishekësh të kalibrave të ndryshëm, 2 karikatorë dhe këllëf pistolete, 14 thika të llojeve të ndryshme, veshjet e përdorura në konfliktin e armatosur, tableta anabolike, 1 palë doreza, 3 makina dhe 1 motorr, marijuanë me peshë 2.4 gram si dhe 175.470 euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit